To top
6 Sht

Pas politikës, Alfred Peza i thotë lamtumirë edhe gazetarisë

 

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen rreth një vit pas emërimit në këtë detyrë. Shqiptarja.com ka siguruar edhe letrën e dorëheqjes së Pezës, ndërsa lajmi u njoftua edhe nga vetë Televizioni Publik Shqiptar. Peza ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues të RTSH.

Ai është vendosur shpesh në qendër të akuzave nga opozita për shkarkime masive të punonjësve në RTSH. Vetë Peza, u përgjigj para Komisionit të Medias më 24 duke i quajtur Fake-News pretendimet për shkarkime masive, por tha se u hoqën ata që nuk punonin.

Alfred Peza u zgjodh më 13 qershor 2023 si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar. Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe gazetari Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues.