To top
17 Kor

“Panorama Dajti”, oazi i qetësisë pranë metropolit

“Panorama Dajti”,  gjendet  në Malin e Dajtit, ku bën të shihet metropoli në pëllëmbë të dorës, por jo vetëm. Është vetëm 24 km nga qendra e Tiranës.  Nga veranda e Panoramës në lartësinë 1200 metra, një pamje madhështore, mund të shihet me sy të lirë, ishulli i Sazanit apo dhe gadishulli i Karaburunit.

Mbi  1200 m metra mbi nivelin e detit , në këtë destinacion mund të mbërrish  për 35 minuta me makinë, ose 13 minuta me Teleferik.

Ky vend vizitohet shpëshherë nga turistët vendas por dhe të huaj. Pika kulminante e vizitorëve arrin gjatë muajve të dimrit, sidomos kur bora është prezente. Por dashamirësit e klimës malore  nuk e lënë pa vizituar edhe tanimë në stinën e nxehtë të verës, ku qëndresa në Dajt është një mrekulli më vete. Larg smogut dhe të nxehtit përvëlues.  Madje një klimë malore dhe një klimë bregdetare shumë pranë njëra – tjetrës është  një atraksion dhe vlerë e jashtëzakonshme prane metropolit  tonë.

Në  “Panorama Dajt”,  mund të shkosh me  makinë  ose teleferik ,  ku shihet  një panoramë e bukur dhe magjepse, që përshkohet nga gjelbërimi dhe ajri i freskët.  “Panorama Dajt”, është e para qendër turistike e ndërtuar në malin e Dajtit,  prej 24 vitesh, me administrator z. Kujtim Dervishi.  Ky resort është  fitues i tre  Çmimeve Ndërkombëtare për cilësi dhe shërbim.

Në këtë ndërtesë gjenden dy salla, restorante  të mbyllura me kapacitet 250 persona. Bar i mbyllur për 30 persona, ku mund të realizoni çdo festë apo gëzim familjarë.

 

Akomodimi përfshin 4 Dhoma hoteli 4 Vileta ( shtëpiza druri ). Në “Panorama Dajt”, gjendet një Bar – Restorant si dhe veranda me pamjen magjepsëse e hapur për 200 persona. Parking, kënd lojrash për fëmijë, Transporti mund të realizohet me “Free shuttle” –

Nga stacioni ku zbresin nga teleferiku, klientëve u ofrojmë transport falas nga stacioni  i teleferikut deri tek “Panorama Dajt” dhe anasjelltas. Panorama Dajt qëndron e hapur 24 hr /7 ditë të javës, ku mund të shërbehet ushqim bio shumë i shijshëm dhe i veçantë. Një staf i kualifikuar, ku  ka pritur mjaft personalitete vendas dhe të huaj ndër vite.