To top
15 Shk

Olta Xhaçka i uron fitoren Albin Kurtit

Pas Taulant Ballës, ishte radha e ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës, për të përshëndetur fitoren e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhaçka i uroi suksese Kurtit në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

Më tej ajo nënvizoi se Shqipëria do të jetë avokate pakompromis e interesave, siç e quan ajo të “vëllezërve tanë kosovarë”.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

 

Zgjedhjet në #Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike & institucioneve 🇽🇰. Urime LVV për fitoren! Shumë suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

 

Sikurse ka ndodhur në çdo moment të historisë sonë, #Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë!