Kryeprokurori Olsian Çela, në një prononcim për mediat nga Pogradeci, deklaroi se Prokuroria ka mbështetjen e Ambasadës Amerikane, në punën e saj.
Çela theksoi se prokurorët e gjyqtarët duhet të mbështesin fuqishëm viktimat e dhunës.
“Takimi sot ishte i fokusuar në rolin që kanë koordinatorët e viktimave në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Duhet të dini që ky rol vitet e fundit është theksuar. Kemi marrë mbështetje nga misioni i OPSAT, nga ambasada e SHBA. Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet t’ju japim forcimin e tyre të mëtejshëm.
Duke pasur në fokus situatën e krimeve në shoqërinë shqiptare, ndaj femrave, ndaj të miturve, ndaj më të dobtëve. Ky takim shërben për të rritur mbështetjen tek operatorët e sistemit të drejtësisë. Prokurorët e gjyqtarët duhet të jenë në mbështetje të viktimave të dhunës. Ne në këtë punë, do kemi mbështetje edhe nga ambasada amerikane”, u shpreh Çela.