Merlin Haxhiymeri prej kohësh është në një lidhje të re dashurie. Vazhdimisht bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet dhe momentet e bukura që kalon me partnerin e saj.
Vajza e biznesmenit të njohur shqiptar tashmë do të shkojë drejt altarit për t’i dhënë fund beqarisë dhe këtë e ka treguar vetë ajo me anë të postimeve të saj.
Ajo ka festuar fundjavën e fundit të beqarisë në bregdet me mikeshat e saj, dhe duhet thënë që çdo gjë ka qenë e kuruar në detaje, ashtu si pritet në fakt të jetë edhe dasma e saj.
Kujtojmë që pas dy vitesh fejesë Merlin dhe Jon Gjebra i dhanë fund romancës së tyre, shkak për këtë ndarje në media u aludua se ishte tradhtia e këtij të fundit.