Nga Mandalina Musta
Në Shtator fëmijët shqiptarë të qytetit të Selanikut në Greqi do të ulen në bankat e shkollës për të mësuar gjuhën shqipe dhe vlerat e kulturës shqiptare. Vitin e ardhshëm shkollor do të hapen dy mësonjetore të gjuhës shqipe në zonën lindore dhe qëndrore të Selanikut. Komuniteti shqiptar i Selanikut ka siguruar dy ambjente të përshtatshme me të gjitha kushtet për zhvillimin arsimor-edukativ për të funksionuar dy mësonjeëtoret e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Kryetari i komunitetit shqiptar në Selanik Doktor Luan Zyka thekson se qellimi i këtij misioni nuk është vetëm gjuha shqipe, por mbi të gjitha vlerat e kulturës sonë shqiptare. ” Ne duam që këte mision ta bëjmësa sa më të dashur për femijet tanë. Ata të drejtohen tek ne me deshirë për të mësuar rreth gjuhës amtare, vlerave, kulturës, historisë dhe jo vetëm”. Njoftimi për hapjen e mësonjëtorëve është bërë publike që tani herët, në mënyrë që prindërit shqiptarë të kenë mundësinë për të planifikuar apo programuar regjistrimin e fëmijëve deri në Shtator. Ende nuk ka një numër të caktuar sesa fëmijë mund të t’i drejtohen mësonjëtorëve. Ndonëse ndër vite shohim një interes tê ulët të vetë shqiptarëve për të lëvruar gjuhën shqiptare kjo nuk e ka penguar komunitetin që të planifikojë struktura të përshtatshme materiale dhe njerëzore sipas të gjitha standarteve të arsimit publik te Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas Doktor Zykës ka filluar përzgjedhja e stafit mësimor. “Idea është që pranë mësonjëtoreve tona të kemi arsimtarë që kanë studjuar apo punuar në Shqipëri, por edhe femijë të shqiptareve që kanë mbaruar studimet petagogjike këtu në Greqi. Mendojmë këtë përzgjedhje me qellimin e gëshetimit të kulturave të të dy shteteve”. Ai shton se: “Krahas grupmoshave të nxënësve të rregullt në mësonjetore do të funksionojnë edhe grupe fëmijësh parashkollorë për të marrë mesimet fillestare të gjuhës amtare.” Mësonjëtoret do te zbatojnë kalendarin vjetor të shkollave publike në Greqi dhe do të funksionojnë ditët e shtuna dhe të diela , sipas orarit që do të vendoset nga Këshilli i mësuesve dhe prindërve të nxënësve të Mësonjëtoreve.