Në Romën e lashtë është mbajtur një koncert-aktivitet ku në qendër ka qenë promovimi dhe lobimi për Kosovën. Koncerti historik u mbajt në ambientet magjepsëse të Panteonit të lashtë në Romë, në njërin nga reliktet më të ruajtura të arkitekturës monumentale Romake, në ditët e fundit të qershorit.
Në këtë koncert të pranishëm ishin personalitete të larta të vendit, e po ashtu edhe ata vendas.
Në koncert ishin mbi 700 pjesëmarrës kryesisht Italian, Kardinal nga Vatikani, përfaqësues të Papa Françeskut, Monsignor Vicenzo Paglia-Sant’Egidio, ministra të jashtëm, ambasador të shteteve të ndryshme nga mbarë bota të akredituar në Romë, si dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti .
Gjatë këtyre ditëve u organizuan aktivitete të tilla si: Takimi në Vatikan, Koncerti në Vatikan, Konferenca për Kosovën : “E kaluara, e tashmja dhe ardhmja e Kosovës”.
Koncert i madh në Panteon si dhe Takimi i kryeministrit, Albin Kurti me me Papa Franceskun.

Konferenca me titull: “Kosova e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja u organizua nga Universiteti UBT – Qendra Hyland për studime Globale dhe bashkëorganizuar me Zyrën e “Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare drejtuar nga z. Naim Dedushaj dhe Fondacionin Cardinale Domenico Bartolucci nga Vatikani si dhe z. Alessandro Biciocci. Ky aktivitet me natyrë historike do të mbahet mend gjatë si Koncerti i parë në Historinë e Kosovës në Panteonin e Romës.