Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.
Dy zëvendës ministrat në Ministrinë e Jashtme jane Besart Kadia dhe Artemis Malo qe do të largohen nga detyra në këtë dikaster për tu emëruar ambasadorë.
Sipas vendimit të qeverisë Besart Kadia është larguar nga posti i zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme dhe është emëruar ambasador në Azerbajxhan.
Ndërsa Artemis Malo, nga zëvendës ministre e Jashtme është emëruar ambasadore në Kanada. Nderkohe edhe Tonin Gjuraj rikthehet nga bota e Akademisë në shërbimin diplomatik si ambasador në Kroaci.