Monika Kryemadhi tha se nuk ka pse të ketë seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrë dhënien me të dhe nuk ka pse të lutem dhe të pres të pajtohet. Ajo theksoi se është përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve, Ilir Metën.

Ajo theksoi se politika ishte thjesht një justifikim nga Meta për t’i dhënë fund martesës së tyre. Kryemadhi akuzoi zyrtarët e PL-së, pasi sipas saj, kanë thënë që “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS”.

Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi.

Pyetje: Pse nuk shkuat në seancë?

Kryemadhi: Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrë dhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem.

Pyetje: Nuk është shkaktare politika?

Kryemadhi: Mendoj se ishte justifikim, për mua s’ka gjë dmth. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Pyetje: Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?

Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë.