Ledion Lico “spostoi” Arbana Osmanin nga moderimi i BBV3, dhe tashmë është zyrtar largimi i veteranes së këtij formati. Edicioni i tretë i programit nis të shtunën dhe kureshtja është shumë e madhe.
Lajmi nuk u prit dhe aq mirë nga ndjekësit, që vazhduan të mendojnë se mos vallë “Vëllai i Madh”, producentët e këtij formati, po bëjnë një lojë dhe se Arbana do të jetë prezantuesja.
Por, kjo sështë e vërtetë dhe së fundmi ja ka vënë vulën njëherë e mirë vetë moderatorja. Në replikën e bërë njërit prej komenteve të ndjekësve, Arbana me bindje është shprehur se Ledioni do të moderojë shkëlqyer spektaklin. Ajo gjithashtu ka konfirmuar se shumë shpejt do ta shohim në ekran, por se kur dhe ku, kjo ende nuk dihet!