Mosha është thjesht një numër. Për modelet Carmen Dell’Orefice dhe Beverly Johnson, kjo nuk mund të ishte më e vërtetë. Ato u shfaqën së bashku në kopertinën e fundit të revistës New You – respektivisht në moshën 91 dhe 69 vjeç – dhe fotot janë realizuar nga fotografi shqiptar Fadil Berisha.
ell’Orefice – e cila madje pozoi nudo për fotot – ka qenë modele për dekada dhe u shfaq në kopertinën e New You gati një dekadë më parë. Kur erdhi puna për të pozuar nudo për kopertinën e re, modelja nuk mund të ishte më komode. “Ashtu si puna me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha, është perceptimi i tij për atë që shohin tek ju ose tek unë,” tha ajo. “Ne jemi atje, fillon të ndodhë një sinergji dhe ai e nxjerr në pah. Këtu është mendësia e tij. Mendësia e fotografit është e lartë, jo në hendek. Është e gjitha projeksion. Ne jemi të gjitha aktore të heshtura dhe për këtë bëhet fjalë.”
Në shumicën e fotove, Dell’Orefice dhe Johnson shfaqen së bashku, dhe Johnson tha për median se të punosh me Dell’Orefice ishte një ëndërr. “Më pëlqen të them se kjo grua është idhulli im”, tha Johnson. “Ajo është një modele e arrirë. Ajo ka qenë një mentore për mua dhe as nuk e di, dhe unë kam respektin maksimal për këtë grua. Unë i njoh të gjitha fotografitë e saj. Ajo ka bërë punën më të madhe, më mahnitëse të çdo modeleje në modë.”
Të dyja, Dell’Orefice dhe Johnson, janë shfaqur në një numër revistash dhe kanë modeluar për stilistë të panumërt, duke ndërtuar karriera që janë të pashembullta në industri. Johnson bëri histori në vitin 1974 kur u bë modelja e parë me ngjyrë që u shfaq në kopertinën e Vogue, dhe ndërsa ky moment historik ka luajtur një rol të madh në karrierën e saj, ajo ka qenë gjithashtu e zëshme për të kritikuar mënyrën si industria i trajton njerëzit me ngjyrë.
Dell’Orefice pati momentin e saj historik në Vogue kur u shfaq në revistë në vitin 1946 në moshën 15-vjeçare, një nga modelet më të reja që u shfaq ndonjëherë në faqet e revistës ikonike të modës.