To top
4 Kor

Ministri Matteo Salvini, një leksion i mirë për këdo!

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Slavini, iu dha nje leksion dhe mesazh te mire kujtdo. Ai u  bë  protagonist i një prej prioriteteve kryesore të punës së tij të luftës kundër mafias e krimit të organizuar.

I veshur me një kostum banjo ai është larë  në pishinën e një shoqërie bujqësore në komunën Monteroni d’Arbia në provincën e Sienës, ish pronë e një mafiozi dhe e sekuestruar nga shteti italian.

Pak para se të notonte në pishinë, Ministri i Brendshëm italian tha se “lufta kundër mafias do të jetë prioritet i punës së tij dhe i qeverisë. Dua që në fund të mandatit tim të kujtohem si ministri që më shumë se të tjerët ka luftuar Ndranghetan, Camorran e mafian në përgjithësi.”

“Duhet t’i lemë këta zotërinj në mbathje, tha ai, pasi e vetmja mënyrë për të luftuar mafian është sekuestrimi i gjithçkaje i automjeteve, bizneseve, restoranteve, dyqaneve.”

Objektvi i Ministrit Salvini është që gjithçka që i sekuestrohet mafiozëve t’i vihet në dispozicion qytetarëve.