Presidenti Obama dhe zonja e tij Michele
Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë MichelleObama rrëfejnë rreth martesës së tyre, jetës si prindër dhe vizionit që kanë për familjet amerikane, teksa qëndrojnë ende të sigurt dhe të fuqishëm në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tyre të dytë.
Është ende mëngjes. Në mes të hollit të Shtëpisë të Bardhë ndodhet një tapet i madh i kuq, në krye të së cilit shfaqet Zonja e Parë. “Po vjeeeeeeen” – njofton a jo për mbërritjen e afërt të të shoqit. “Tani do zbresë nga shkallët”. Presidenti po vjen nga rezidenca e cila ndodhet sipër dhe, pak sekonda para se ai të mbërrijë, Zonja e Parë (e veshur me një fustan Reed Krakoff pa mëngë në ngjyrë blu dhe këpucë të zeza me pak takë) nxiton të zëvendësojë takat me një palë pupa të sheshta të rehatshme. Menjëherë më pas, të dy të kapur dorëpërdore, zbresin në Dhomën e Kuqe për t’u fotografuar nga Annie Leibovitz. Nga iPod-i i fotografes dëgjohet “Ëhere is the Love” nga Black Eyed Peas, një këngë hip-hop që flet për situatën problematike të botës. Teksa Zonja e Parë qesh me një shërbëtore për një batutë të bërë mes tyre, Presidenti fillon të tundë kokën sipas ritmit: “Kush e ka zgjedhur muzikën? Unë vdes për këtë këngë!” Pak minuta më pas, Leibovitz e ka ulur Presidentin në një karrige dhe i kërkon Zonjës së Parë të mbështetet tek krahu i tij. Por, pas pak çastesh, Zonja e Parë e vendos dorën mbi të tijën dhe Presidenti, instiktivisht, ia shtrëgon fort në shenjë sigurie. “Paska shumë dashuri në këtë shtëpi”– thotë Leibovitz duke shkaktuar buzëqeshje. “Jeni një President dhe një Zonjë e Parë shumë ndryshe nga të tjerët.” Dhe ata janë vërtetë të tillë. Lënë mënjanë faktin që janë afro-amerikanët e parë të cilët udhëheqin në Shtëpinë e Bardhë, apo që është shumë normale të shohësh presidentin teksa shijon një këngë hip-hop në Dhomën e Kuqe përpara se të hajë drekën, apo që Zonja e Parë përzien stilin e Thom Broëne dhe Alexander McQueen me J.Creë dhe Target, apo që gjyshja e Malias dhe Sashës jeton me to në katin e sipërm, apo që të gjithë anëtarët e familjes bëjnë foto të njëri-tjetrit me smart phone dhe i publikojnë në rrjete sociale. Ajo çka vërtetë është e pazakontë tek Obamat ndodhet tek vendosmëria për ta jetuar jetën sipas rregullave të tyre: jo si Familja e Parë, por si familje në rradhë të parë! Gjatë të ndenjurit me çiftin Obama më ranë në sy disa gjëra: Të dy janë të gjatë dhe të pashëm, dhe flokët e tij nuk janë aq të thinjura. Në fakt, asnjëri prej tyre nuk duket se është në prag të të 50-ve.
Ai ka duar të bukura, me gishta të gjatë e të hollë të cilët e bëjnë rrethin e martesës të duket shumë i madh. Kur e pyes Zonjën e Parë nëse pamja gjithmonë e qetë e Presidentit është arsye se shpesh e konsiderojnë “indiferent” më thotë “Absolutisht! Nuk di se çfarë presin njerëzit të shohin tek një president. Ndoshta duan që të bërtasë dhe t’i ulërasë dikujt hera-herës. Ndonjëherë edhe unë vetë do doja që ai ta bëntë këtë.” Ajo qesh dhe e sheh. “Por kjo nuk është mënyra se si ai e përballon stresin. Dhe mendoj se kjo është diçka që ne e duam tek udhëheqësit tanë.” “Është e vërtetë që unë nuk kam ulje apo ngritje drastike të humorit nga njëra ditë në tjetrën”- thotë Presidenti. “Pjesërisht sepse e shoh punën time më të deduktuar, në afat më të gjatë kohor, por mbi të gjitha, kam gjithmonë parasysh faktin që gjërat zakonisht nuk janë aq të mira apo aq të këqija sa mund të mendojë dikush se janë. Kjo mënyrë e të menduarit më ka shërbyer në balancimin e temperamentit tim.” Të gjithë ata me të cilët kam diskutuar rreth familjes Obama më kanë thënë të njejtën gjë: “Janë njësoj siç duken.” Ata nuk kanë krijuar një dyzim të personalitetit që shfaqin në publik dhe atij që kanë në jetën e tyre private. Si në një mbrëmje gala, si në një mbledhje, Barack Obama është i njëjti person. Sekretari i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney më vuri në dukje që Obamat kaluan sa hap e mbyll sytë nga një familje anonime në persona të superfamshëm në të gjithë botën, në simbole të një progresi të paimagjinuar vetëm pak vite më parë.
Pjesës më të madhe të çifteve u është dashur të ngjiten ngadalë në shkallën e politikës, dhe ky proçes krijon natyrshëm një sens distance. Familja Obama pësoi një ngjitje kaq të shpejtë sa nuk pati mundësi të krijojë distance të tilla. Për ta ilustruar, ai më tregon një histori të ndodhur në vitin 2004, kur senatori Obama sapo ishte lançuar në skenën kombëtare politike. “Ai doli për të vrapuar, dhe kur u kthye më tha ‘Dikush më bëri foto kur po vrapoja, të besohet?’. Ai ishte i habitur, por jo aq sa ne me natyrën e tij.” Nga ana tjetër, presidneti e sheh këtë ngritje të menjëhershme si avantazh. “Mendoj se na ka shërbyer për mirë. Senatorët e shteteve nuk janë asnjëherë të njohur, ndaj kemi qenë njerëz tipikë të klasës së mesme sociale gjatë të 30-ve dhe fillmit të 40-ve tona. Kemi qenë të tillë deri në moshën 45-vjeçare, dhe të jetuarit një jetë normale dhe të rriturit fëmijë na ka bërë këta që jemi sot. Na është dashur të lodhemi për të paguar faturat, për të mbajtur hipotekën, për të kërkuar dado për fëmijët, sepse Michelle punonte po aq fort sa unë. Këto eksperiena të përcaktojnë se kush je, ndaj në momentin kur jeta jonë ndryshoi, ishte e vështirë që ne….” “Të ishim njerëz të tjerë” – ndërhyn Zonja e Parë. “Dhe mendoj se jemi përgjegjës për ruajtjen e këtij autenticiteti tek njëri-tjetri. Unë kurrsesi nuk do filloja të sillesha si dikush tjetër ndërkohë që jam në krah të këtij personi prej 20-vitesh. Ai do qeshte me të madhe me mua! Mamaja ime gjithashtu ka luajtur rol të rëndësishëm, pasi është gjithmonë personi i parë që na kujton se cilët jemi, dhe falë kësaj asgjë s’ka ndryshuar tek ne.”
“Në fakt, për të qenë të drejtë, një gjë ka ndryshuar” – thotë Presidenti. Zonja e parë e sheh e habitur. “Cila na qenka kjo?” “Unë gjithsej kam pasur gati vetëm dy kostume!” – Tani duhet të kesh shumë besoj. “Oooh kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur!” – thotë me humor Zonja e Parë. “Kam të bëj me një mashkull që pëlqen akoma pantallonat ngjyrë kaki që vishte kur ishte 20-vjeç!” “Michelle është si tek a jo kënga e Beyoncé-s” – thotë Presidenti. “ ‘Let me upgrade ya!’ (‘Më lër të të përmirësoj’) Ajo më ka përmirësuar.” Dhe të marrësh këshilla stili nga Zonja e Parë nuk është vendim i keq, pasi a jo në fund të fundit ka frymëzuar një përkufizim të ri të stilit american chic, pa u lodhur shumë. Përsa i përket lidhjes me modën, a jo tregohet entuziaste për t’u shprehur. “Unë them gjithmonë që femrat duhet të veshin çfarëdolloj gjëje që i bën të ndihen rehat me veten. Të njejtën gjë përpiqem gjithmonë të bëj edhe për vete. Unë besoj që nëse ndihesh rehat me rrobat që ke veshur, detyrimisht e rrezaton këtë rehati, duke bërë që edhe personat me të cilët ndërvepron të ndihen po aq rehat me praninë tënde. Në çdo takim, përpiqem që veten time autentike ta shpreh edhe në stilin e të veshurit.” Teksa biseda jonë vjen drejt fundit, Presidenti, i cili do mbahet mend në histori jo vetem si ai që urdhëroi vrasjen e Osama Bin Laden – apo që i dha fund luftës në Irak, tregon “sekretin” e mendjehapësisë dhe qetësisë së tij.
“Çdo gjë që kemi bërë është parë përmes syrit familjar, dhe me këtë nuk nënkuptoj thjesht familjen tonë, por një koncept shumë më të gjerë të kësa j të fundit. Unë jam rritur vetëm me mamanë time. Ne kemi fëmijë të adoptuar në familjen tonë, njerëz të rracave të ndryshme dhe shtresave sociale po aq të ndryshme; kemi miq të mire prej vitesh të cilët janë çifte gay dhe lesbike. Të gjithë ata kanë krijuar syrin që përmenda më parë, sy mbi të cilin ne kemi ndërtuar shërbimin tonë ndaj qytetarëve të Sheteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që në këtë “tavolinë” të ketë vend për të gjithë.”
“E gjithë puna ime gjatë dy viteve të para ishte e përqëndruar në synimin për të mos kaluar një Depresion të Madh- dhe kjo është politikë e familjes sonë. Unë dhe Michelle e dimë se çfarë do të thotë të mos kesh para. Të dy ne e dimë se si ndihet një prind kur nuk i përmbush dot nevojat bazike fëmijës së tij, zhgënjimin, frustrimin, stresin dhe të gjitha emocionet e tjera që vijnë si rrjedhojë. Ndaj, të siguruarit që njerëzit të kenë vende pune, të siguruarit që ekonomia të funksionojë, të siguruarit që kursimet e njerëzve të mos humbasin kanë qenë politika të zbatuara fillimisht në familjen tonë. Të diturit që jetoj në një qytet ku fëmijët edukohen siç duhen më bën të ndihem mirë pavarësisht se nuk janë fëmijët e mi. Unë kam dy vajza, dhe ndihem i qetë duke ditur që ato do jenë të afta t’i arrijnë ëndrrat dhe ambiciet e tyre, sepse synimi im kryesor është që femrat të paguhen njësoj si meshkujt për të njejtën punë. Unë jam pro martesave midis individëve me të njejtin seks, sepse në familjen time mund të jetë dikush që është “ndryshe” në këtë aspekt, ndaj unë dua të punoj që ai të mos ndihet i diskriminuar dhe të ketë të njejtat të drejta si gjithë të tjerët. Kjo mënyrë e të menduari është zemra e jo vetëm punës time si president, por e vetë qënies time. Të njejtën gjë ka ndjerë gjithmonë edhe Michelle, ndaj ka punuar dhe vazhdon të punojë me “Joining Forces” (Të Bashkojmë Forcat), të luftojë për fëmijët dhe mirushqyerjen e tyre. Shiko, ata janë të gjithë fëmijët tanë. Ata janë familja jonë!”