Prej një muaji tashmë, në media përflitet se Meghan Markle është shtatzënë, por tanimë dyshimet marrin fund pasi Kensington Palace ka konfirmuar lajmin.
Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në ‘Tëitter’, familja mbretërore britanike njpfton se Princ Harry dhe bashkëshortja Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, janë në pritje të një bebeje.
“Lartësitë e tyre mbretërore Duka dhe Dukesha e Sussexit janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Sussexit pret të sjellë në jetë një fëmijë në pranverën e vitit 2019.
Lartësitë e tyre mbretërore vlerësojnë të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën, që nga dasma e tyre në maj dhe janë të kënaqur që mund ta ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun.”, thuhet në njoftim.
Daily Mail shkruan se Meghan ia dha lajmin mbretëreshës, ditën e dasmës së princeshës Eugenie, të premten që kaloi.
Familja mbretërore e bëri publik lajmin për botën, fill pas nisjes së turneut zyrtar të princ Harry-t dhe Meghan-it, në Australi.