Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare gazetari i njohur italian, Maurizio Costanzo. Mbreti i Talk-Show-t vdiq në Romë. Lajmin për vdekjen e gazetarit, drejtuesit televiziv, autor, skenarist, e dhanë bashkëpunëtorët e tij. Costanzo, burri i moderatores së njohur, Maria De Fippili, lindi në Romë më 28 gusht 1938, ndërsa ka realizuar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në vitin 1976, duke drejtuar emisionin talk-show “Bontà loro” në Rai.
Por emri i tij është i lidhur edhe me “Maurizio Costanzo Show “, transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ndër programet e tij më të njohura është edhe “E diela e mirë”.