Trashëgimtarja e perandorisë së gurëve të çmuar Swarovski i ka dhënë fund beqarisë. Victoria Swarovski, 23 vjaçare pati një dasmë luksoze dhe veshi një fustan prej 700 mijë paund, të stolisur me 500,000 kristale tw familjes sw saj, sigurisht
Fustani i nuses ishte dizenjuar nga Michael Cinco. Më vonë ajo veshi edhe dy fustane të tjera për ceremoninë e prerjes së tortës dhe kërcimin e parë.
23-vjeçarja, e cila është gjithashtu një këngëtare e famshme në Austri, u martua me të dashurin e saj investues në prona, 40- vjeçarin Werner Mürz.
Pak pas mbarimit të ceremonisë e cila u mbajt në Trieste të Italisë, nusja postoi në Instagram edhe fotografi ku puthte bashkëshortin e saj.