Mark Scheiberg, 44-vjeçari izraelito-kanadez ka një pasuri prej 4.8 miliardë USD pasuri. Ai jeton në Isle of Man, një ishull me vetëm 58 mijë banorë midis Anglisë dhe Irlandës, duke qenë më i pasuri, madje duke pasur më shumë para se PBB vjetore e ishullit.
Kanadezi i 8-të më i pasur dhe njeriu i 422-të më i pasur në botë.
Mark Scheinberg u lind në Izrael (1973). Kur ishte 13 vjeç u zhvendos në Kanada së bashku me familjen. Edhe pse hyri në kolegj, ai e la shkollën pas vetëm një viti, duke u futur në punë në industrinë turistike dhe më pas në atë të kumarit online.
Mark Scheiberg bashkëthemelon me të atin, programuesin e IBM Kanada, Isai Scheinberg – një kompani të lojërave online të kumarit, “PokerStars”, me të madhen në botë të këtij lloji me 50 milionë llogari kur u shit. Ai zotëronte dhe “Full Tilt Poker”.
E themeloi në vitin 2001 – kur ishte 28 vjeç- dhe e shiti atë më pas 4.9 miliardë dollarë te Amaya Gaming Group e Kanadasë pas gjashtë muaj negociatash. Ai fitoi 3 miliardë dollarë pasi zotëronte 75% të aksioneve të kompanisë Rational Group Ltd, që zotëronte PokerStars.
Aktualisht, Scheinberg është duke investuar në një projekt disa miliona dollarësh në prona të patundshme, të quajtur “Centro Canalejas Madrid” në Madrid, Spanjë, ku do të ketë edhe hotelin e parë në Spanjë të rrjetit “Four Seasons”.