10
Sht
Kanë pritur perëndimin e diellit për të thënë ‘’Po, dua’’ dhe për të lidhur jetët e tyre nën tempullin e shenjtë të martesës. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi sapo i kanë premtuar dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në një ceremoni romantike buzë detit, të rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tyre më të afërt.
E veshur me një fustan të bardhë me bisht të gjatë, Marina dukej si një Hirushe e vërtet teksa ecte drejt altarit shoqëruar nga djali i tezes për t’i falur zemrën dhe jetën Getoarit. Çifti është pritur mes brohoritjesh dhe duartrokitjesh nga të ftuarit dhe kanë vendosur të lidhen në martesë në një moment solemn ku dielli dukej sikur puthte detin.