To top
7 Pri

Marilyn Monroe: Ç’pritet të zbardhë seriali i BBC- së

Muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroe- s do të përbëjnë tematikën kryesore të një prodhimi kinematografik nga “BBC Studios” ku do të eksplorohet  gjerësisht marrëdhënia e saj me studiot e Hollywood- it dhe raportet me John dhe Bobby Kennedy- n.

Seriali do të mbajë vulën e producentëve Dan Sefton dhe Simon Lupton si dhe do të bazohet në një pjesë të librit të Keith Badman- it “Vitet e fundit të Marilyn Monroe- s: Historia e së vërtetës shokuese”.  Libri i Badman- it rrëfen historinë e Monroe- s parë nga perspektiva të ndryshme.

Seritë do të përqasin gjithashtu përfshirjen romantike të ikonës së bukurisë me sportistin Joe DiMaggio- n

dhe anëtarin e “Rat Pack”, Peter Lawford- in


Po kështu seriali do të trajtojë gjerë e gjatë tema të mëdha si pushteti, dashuria, besnikëria dhe politika.

“Në muajt e fundit të jetës, Marilyn u dashurua sinqerisht, u tradhtua, u mbush plot me shpresë cinike dhe në fund u braktis mizorisht. Vdekja ndryshoi jetët e kujtdo që përfshihej në orbitën e saj si dhe forcoi statusin e Monroe- s si një legjendë e përhershme.” u shpreh Anne Pivcevic, producente e “BBC Studios”.

Marilyn vdiq më 5 gusht 1962, në moshën 36- vjeçare duke nxitur spekulime nga më të ndryshmet, që ende sot e lënë të pazgjidhur misterin e shuarjes së saj. Asokohe, mjeku ligjor deklaroi se Marilyn ishte vetëvrarë me një mbidozë antidepresantësh. Edhe pse ky ishte përfundimi zyrtar, pyetje të shumta u ngritën mbi vdekjen e papritur të aktores së famshme. Për teori nga më të çuditshmet rreth vdekjes së Monroe- s.