Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i kanë dhënë fund lidhjes pas katër vitesh së bashku, sipas People.

Burimet konfirmuan lajmin për median, por nuk u dha një arsye për ndarjen.

Herën e fundit që DiCaprio, 47 vjeç, dhe Morrone, 25 vjeç, u fotografuan së bashku ishte fundjava e 4 korrikut. Aktori dhe modelja u panë në atë kohë duke ecur përgjatë plazhit me qentë e saj në Malibu, Kaliforni.
Megjithatë, rreth dy muaj më parë filluan të shfaqen shenjat e para të tensionit. Në maj, DiCaprio u pa duke ngushëlluar Morrone-n pasi ata po bënin një bisedë emocionale në një plazh në Malibu.

Është e paqartë se kur çifti u nda zyrtarisht, por DiCaprio është parë duke pushuar vetëm në Evropë gjatë verës.

DiCaprio dhe Morrone filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2017. Para romancës së tij me modelen argjentinase, e cila është 22 vjet më e vogël, DiCaprio ka dalë me vajza të tjera të bukura dhe shumë të reja në moshë, duke përfshirë Bar Rafaeli, Blake Lively dhe Nina Agdal, të gjitha kur kanë qenë më pak se 25 vjeç. Me sa duket, “tradita” për aktorin vazhdon; ai nuk ka pasur kurrë një të dashur më shumë se 25 vjeçe.