Për largimin si kryetare e Grupit Parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari ka deklaruar se gjithçka ka qenë e mirëprogramuar.
“Basha po tenton të sabotojë Reformën Zgjedhore. Ju e dini shumë si gazetarë që opozta që ndodhet në parlament ka një mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Ju kujtoj këtu që këta persona që kërkojnë spotimin tim janë 3 persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentative e mirëprogramuar për të më larguar mua. Janë Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Zeneli. Këta nuk kanë tentuar për ta shkatërruar opozitën. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit, dhe këta janë Rama dhe Basha. Ata nuk i duan listat e hapura, se nuk do të dalin ata servilë që rrinë pra kryetarëve. E gjithë kjo shmang vëmendjen nga hapja apo jo e negociatave. Tani duhet të fokusohemi dhe të ecim para me ndihëm e ndërkombëtarëve. Ata duan të më heqin mua. Nëse nuk do të kishte opozitë parlamentare, ata do të ishin duke bërë marrëveshjen.”, u shpreh Hajdari.