To top
17 Shk

Kuvendi trondit RTSH-në, shkarkohen 11 anëtarë të Këshillit Drejtues!

Kuvendi vendosi të shpërbëjë Këshillin Drejtues të RTSH, duke shkarkuar anëtarët e tij.

Mes emrave të larguar janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi. Ky vendim erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të papritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Shkak për këtë vendim të papritur është bërë procedura e paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH. Gara e padrejtë hodhi dritë mbi shumë abuzime nga ana e Këshillit Drejtues të RTSH-së, edhe për shpërdorim të fondeve. Për këtë arsye procesi u pezullua.

Si u votua shkarkimi emër për emër?

Votimi në Kuvend u zhvillua me shumicë të cilësuar, duke konfirmuar largimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues:

Gëzim Podgorica – 89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër

Genc Përmeti – 91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër

Leka Bungo – 95 vota pro, 5 abstenime, 3 kundër

Albert Minga – 88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër

Ardita Reçi – 92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër

Dionis Papadhimitri – 92 vota pro, 3 abstenime, 2 kundër

Edmond Tullumani – 96 vota pro, 3 kundër, 1 abstenim

Ëngjëll Ndocaj – 94 vota pro, 4 abstenime, 4 kundër

Ilir Keko – 89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër

Mevlan Shanaj – 64 vota pro, 12 abstenime, 15 kundër

Milena Selimi – 93 vota pro, 3 abstenime, 4 kundër