Me rastin e 2 prillit, ditës Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, në mbrëmjen e kësaj dite është ndriçuar në ngjyrë blu.
Kuvendi i bashkohet me këtë veprim nismës së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenic Scaglione”, për sensibilizimin dhe solidarizimin e publikut për këtë ditë kushtuar kësaj kategorie të fëmijëve shqiptarë.