Paolo Gentiloni, ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë “Renzi” është zgjedhur Kryeministri i ri i Italisë.
Ai e ka pranuar, edhe pse me rezervë detyrën e re për të drejtuar Italinë, shkruajnë mediat italiane.
Por kush është kryeministri i ri i Italisë?
Ai është pinjoll i familjes së Kontëve Gentiloni që në fillim të ‘900 shënuan në historinë italiane hyrjen e katolikëve në jetën politike në vend.
I diplomuar në shkencat politike, prej vitit 1990 ka ushtruar profesionin e gazetarit profesionist duke drejtuar revistën mujore Legambiente.
Në vitet ’90 ishte zëdhënës i kryetarit të Bashkisë së Romës, Francesco Rutelli.
Në vitin 2006 zgjidhet Ministër i Telekomunikacionit në qeverinë Prodi e prej 31 tetorit 2014 ushtronte funksionin e Ministrit të Punëve të jashtme në qeverinë Renzi pas largimit nga ky post të Federika Mogherinit e emëruar Komisonere e Lartë për Sigurinë e Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian.
Karriera politike e kryeministrit Gentiloni ka nisur në vitet ’70 kur militoi në rradhët së majtës ekstraparlamentare e më pas në Lëvizjen e Legambientit.
Në vitin 2007 qe pjesë e komitetit të përbërë prej 45 anëtarësh për themelimin e Partisë Demokratike.
Paolo Gentiloni është mbështetës i rrymës renziane në Partinë Dmokratike duke favorizuar zgjedhjen e Matteo Renzi në krye të kësaj Partie,
Paolo Gentiloni ka qenë deputet në 4 legjislatura në Parlamentin italian.