Në video, do të shikoni një moment kur Kryeministri Edi Rama ndërhyn në debat duke iu përgjigjur ambasadorit rus, Vasily Nebenzya. I cili më herët kundërshtoi vendimin e Presidencës shqiptare që Zelensky të fliste i pari në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Rama i thotë: Nëse nuk doni të flasë Zelensky, ndaloni luftën. Vazhdoni të thoni gjëra të pasakta. Nëse nuk doni që të përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar, mos më provokoni.
Pak minuta më vonë Presidenti i Ukrainës Zelensky poston në Twitter një falenderim për Edi Ramën ku i thotë: I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore.
Sot Shqipëria mori për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB.
Pjesë nga debati:
Vasily Nebenzya: Argumentet që përdorët ju nuk janë bindëse.Kemi dy pyetje: Mbi ç’bazë propozoni t’i jepni Presidentit të Ukrainës fjalën para përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit, dhe në ç’bazë ftoni ministrin e jashtëm të RMV-së në cilësinë e kryetarit të OSBE-së?
Nëse sot ju miratoni vendime duke i rënë cekiçit do të përballeni me një taktikë të shkeljes. Këtu është bërë një shkelje. Kjo shkelje pratike është e mbushur me rreziqe. Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ata që nuk janë anëtare fllasin pas vendeve që janë anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar mosspërfillje dhe ka përdorur ideologji. Për fat të keq nuk e ka mundur ta menaxhojë këtë takim.
Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion për shkelje është një goditje mbresëlënese. Por shkelja këtu ka të bëjë me faktin se Zelensky do të flasë para anëtarëve të Këshllit ka një zgjidhje: ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk flet. Vazhduat të thoni gjëra të pasakta. Nwse nuk doni që të përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar, mos më provokoni.
Delegacioni rus: Zoti kryetar, ku drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin.
Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, për vaktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit.