Bashkëshortja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, Carrie Symonds, prezantoi sot djalin e tyre të porsalindur.
Vogëlushi i pagëzuar me emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson erdhi në jetën të mërkurën, ndërsa emri i mesit Nicholas iu vu në nder të doktorëve që shpëtuan jetën e Boris nga koronavirusi.
32-vjeçarja Carrie solli në jetë vogëlushin, 16 ditë pasi kryeministri britanik po luftonte me jetën dhe ishte në kujdes intensiv./ Burimi The Sun