Komisioneri i ri i Shtetit për Zgjedhjet do të jetë Ilirjan Celibashi.
Ish-kreu i KQZ dhe ish-ministër i PS për marrëdhëniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi merr detyrën e rëndësishme pasi është votuar me shumicë votash nga Kuvendi ditën e sotme.
106 vota pro mori Celibashi teksa vetëm 5 vota mori kandidati tjetër Ardian Myslimaj. Ndërkohë nënkomisionere e KQZ është zgjedhur Lealba Pelingu me 105 vota pro ndërsa Agron Haxhimali mori vetëm 7 vota.
Në detyrën e anëtarit të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë përzgjedhur me 107 vota pro:
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj
Ndërkohë në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve janë përzgjedhur me 105 vota pro:
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho
KQZ e re tashmë ka 12 anëtarë, të ndarë në 3 nivele, dhe do të jetë përgjegjëse tashmë për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.