19
Shk
Zv.ministrja Voda u shpreh se subjektet që tashmë janë subjekt i ligjit pas 31 Dhjetorit, do të duhet të japin llogari përpara njësive të reja për krimin.
Komisioni i Sigurisë miratoi ditën e sotme me vetëm 2 vota abstenim aktin normativ për “anti-KÇK”. Akti u miratua në 31 Janar të këtij viti nga qeveria, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti i organizuar kriminal.
E pranishme në këtë Komision ishte edhe zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila tha para deputetëve se momentalisht është në zbatim akti normative, duke iu referuar operacioneve të OFL-së, për të cilën shtoi se është përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit.