Në të fundit seancë plenare të Parlamentit për ketë legjislaturë u miratuan 16 projektligje. Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale ku ashpërsohen dënimet për dhunën ndaj mjekve, e policëve përfshi krimet që lidhen me dhunën në sport sikurse për falsifikatorët e ushqimeve. Socialistët u tërhoqën nga amendamenti deputetitit Ervin Bushati për krimet zgjedhore.
Nënkryetari Kuvendit, Myslim Murrizi shprehu skepticizëm për ndryshimet në kodin e procedurës penale.
Ndërtimi dy rrugëve Milot-Ballderen dhe Orikum-Llogara me Partneritet Publik Privat mori dritën jeshile nga Parlamenti ndërkohë opozita përmes Albana Vokshit tha se këto dy rrugë janë pjesë e një projetktit kriminal 1 miliard euro duke e shndërruarr Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave. Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin e Parteneriteteve Publike Private përmes të cilave kufizohen propozimet e pakërkuara për rrugët nacionale, heqja e bonusit për këto propozime përfshi një kontroll më të madh në të gjitha fazat nga ministria e financave.
Ndërkohë propozimi i Presidentit për Petraq Milon në krye të KLSH-s si dhe ai i 28 deputetëve për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë u shtynë për në shtator.