Gazetari i njohur i ekonomisë Klodian Tomorri ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale lidhur me debatin për Teatrin Kombëtar.
“Teatri mbrapsht
Ceshtja e teatrit s’ka lidhje fare me teatrin dhe artistët. Madje protesta e artisteve ashtu si e shtrojne ata eshte e absurde dhe e padrejte.
Nuk e imponojne artistet se ca godine duhet t’u ofroje shteti per teater. Kjo eshte njesoj sikur punonjesit e nje ministrie te ngrihen e te thone s’na pelqen kjo ndertesa ku jemi, duam nje pallat mbreteror ne bregdet. Shteti ofron ca te kete mundesi dhe ca t’i leverdise. Kush do te punoje aty punon, kush nuk do shkon punon ne privat.
Problemet e ligjit te jashtezakonshem te teatrit jane dy te tjera. E para eshte grabitja e prones publike, tokes qe eshte aty. Tjetersim pa gare dhe me fitues te paracaktuar. Dimensioni i dyte eshte ai urbanistik. Prona po merret per te shkaterruar trashegimine historike te Tiranes dhe per te ndertuar kulla qe do e bejne qytetin akoma me te pajetueshem.
Si e tille ajo eshte kauze e qytetareve. Artistet kane te drejte te protestojne po aq sa qytetaret. Nuk ka proteste s’me pelqen kjo ndertesa, dua ate tjetren. Ky eshte absurd.
Fokusimi i gjithe kundershtimeve tek ndertesa e teatrit eshte sherbimi me i mire qe mund t’i behej planit per grabitjen e tokes ne zonen me te lakmuar te Tiranes.
Ja u arrit marreveshja me artistet, ja e bene teatrin si e duan artistet, pastaj ca? Toka serish do grabitet, ndersa kullat serish do ngrihen ne qiell. Dhe marreveshja me artistet do te shnderrohet ne instrumentin qe do i mundesoje qeverise tjetersimin e prones publike pa asnje kundershtim nga publiku dhe pa asnje kosto politike.
Mbrapsht, mbrapsht. Cdo gje mbrapsht”, shkruan Tomorri në faqen e tij në Facebook.