Pas divorcit me koreografin e njohur, Albi Nako, duket se për balerinën shqiptare, Klaudia Pepa suksesi nuk ka të ndalur.
Pasi bëri famë në spektaklin italian, “Amici”, ku u njoh si një nga balerinat më të suksesshme shqiptare, Klaudia duket se po e shfrytëzon më së miri famën e saj në vendin fqinjë, Itali.
Pas hapjes së një shkolle private për balet, Klaudia është parë mbi tapetin e kuq, në festivalin e Filmit në Venecia.
Një Festival mjaft i rëndësishëm (Film Festival Venecia), festival që mbledh për çdo vit emra të njohur të kinematografisë italiane dhe më gjerë.
E veshur bukur, me një fustan blu të thellë, me linja perfekte Klaudia është parë e fotografuar mbi tapetin e kuq. Jo vetëm kaq por në një postim në Instastory –in e saj, balerina ka zbuluar dhe disa foto ku është duke punuar mbi një emision të ri, në prime time, në “Sky Uno”, platformë e kanalit dixhitale Sky. E pra Klaudia vijon nga suksesi në sukses dhe duket se nuk ka të ndalur, dhe bëhet fjalë për një televizion që ndiqet nga 66 milione banorë. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese.