Kim Kardashian njihet për eksperimentet e saj dhe këtë herë, i është bashkuar trendit të zbardhjes së vetullave. Kim ka dhënë një intervistë për “American Dream”, ndërkohë që duket mahnitëse dhe super seksi.
Ajo u shfaq me një palë tanga me flamurin amerikan, xhinse (të cilat sigurisht nuk ishin 100% të veshura) dhe me një xhaketë xhins. Ajo pranoi se “biondet bëjnë më shumë qejf” dhe se tani që është bërë bionde, ndihet shumë ndryshe.
Kim foli për zonën e rehatisë, shfaqjen e saj në tapetin e kuq, apo edhe prezencën në “Met Gala 2021”, ku u shfaq e gjitha e mbuluar, falë iniciativës së ish-bashkëshortit të saj, Kanye West. Por, sipas saj, ndonjëherë, edhe kur nuk duket mirë, nuk e merr aq seriozisht.
“Më intereson shumë, por nuk e lejoj të më konsumojë. Ndonjëherë, është këndi apo drita e keqe. Ti s’mund t’i kontrollosh të gjitha”, tha Kim.