Julia Roberts është e njohur për dashurinë e saj për veshjet, nga Giorgio Armani që veshi për të marrë çmimin e saj për aktoren më të mirë në Golden Globes 1990 për filmin “Steel Magnolias” deri te veshjet Adidas X Gucci që ajo zgjodhi për pamjen në Jimmy Kimmel Live, javen e shkuar.Megjithatë, në daljen e saj të fundit, aktorja 53-vjeçare dëshmon se është gjithashtu e aftë të marrë një qasje më lozonjare në tapetin e kuq kur e kërkon rasti. Aktorja dhe sipërmarrësja 54-vjeçare dha një mësim se si të vishesh si princeshë në premierën e komedisë së saj të re romantike, Ticket To Paradise, në Los Anxhelos.
Julia Roberts kishte veshur një fustan maxi rozë me një dekolte të thellë V, mëngë të fryra dhe një fund të gjatë nga koleksioni Pranverë-Verë 2021 i Greta Constantine. Ajo e kompletoi look-un me një clutch Tyler Ellis, një palë vathë dhe një unazë diamanti nga Chopard.