Amarda Toska është një prej prezantueseve të njohura të ekranit tonë, emri i së cilës vijon të përbëjë lajm dhe interes sa herë shfaqet. Ndër të paktat e cila i ka rezistuar tundimit për të ndërhyrë në look-un e saj. “Acqua e sapone” vlen në rastin e Amit. Ka një lëkurë të pastër dhe pa tualet duket mjaft këndshëm. Tejet në formë, me një elegancë të theksuar me një bukuri natyrale, Ami përcjellë pozitivitet dhe embëlsi.
Kohët e fundit është shkëptur disi nga ekrani për t’iu përkushtuar familjes, dhe bizneseve të saj.
Tanimë Ami është bërë një emër i besueshëm në tregun shqiptarë ku prej vitesh aderon në fushën e biznesit. Prej kohësh Ami ka ngritur bizneset e saj së bashku me bashkëshortin Ermal Mamamaqi që nga viti në vit njohin rritje, e po ashtu dhe jeta e tyre ku së fundmi po shpërngulet në një nga lagjet më të famshme të qytetit, një lagje vilash në periferi, lajm i cili nuk kaloi në heshtje nga mediat. Edhe pse aktualisht janë duke u marrë me këtëshpërngulje, Ami rrëfen se ende po jetojnë në shtëpinë aktuale. Me Amin kemi lënë takim. Është tepër korrekte. Veshur thjeshtë dhe bukur nisim të diskutojmë mbi projektin e radhës ku ajo është e përzgjedhur për kopertinën e revistës “Elite”.
Tashmë emër i njohur i show bizit shqiptarë, një nënë e përkushtuar e Joelit 3 vjeç, një bashkëshorte, një bizneswoman e suksesshme, Ami vjen në një rrëfim për jetën e saj profesionale dhe private…
(vijon e plote ne print…)