To top
21 Kor

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck: Problemet e vërteta që fshihen pas krizës së tyre

Dy vite pas dasmës që bëri të ëndërrojnë miliona njerëz në mbarë botën, duket se me të vërtetë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë gati të thonë ‘lamtumirë’. Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, të dy duken gjithnjë e më të largët.

Jo vetëm, në fakt, një distancë prej katër mijë kilometrash, ajo në Hamptons në Bregun Lindor, ai në Los Angeles në Bregun Perëndimor, por edhe një farë ftohtësie që kohët e fundit do t’i kishte shtyrë të mos shfaqen më bashkë as në evente të ndryshme.

Askush ende nuk e di me siguri se çfarë po ndodh në të vërtetë brenda (ish?)çiftit të ëndrrave të Hollywood. Ajo që është e sigurt është se Bennifer kaluan edhe përvjetorin e dytë të martesës larg (ata u martuan më 16 korrik 2022). Për më tepër, thashethemet që duket se vijnë nga burime të besueshme po hedhin pak dritë mbi shkaqet e krizës.

Në fakt, siç raporton ‘People’, njerëzit e afërt të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë raportuar se, megjithëse të dy po përballen me sfida, këto nuk janë absolutisht të lidhura me statusin e superyllit të Lopez, siç është përfolur prej disa kohësh: “Teoria që Ben mendon se Jennifer është shumë e famshme dhe se nuk e dinte se do kishte këtë vëmendje nga mediat nuk është e vërtetë. Ka probleme shumë më të thella”.

Ndërkohë, siç raportohet nga revista ‘Ok’, Ben Affleck do të ishte “i mërzitur dhe i dëshpëruar” për shkak të divorcit të tij të pretenduar, pasi ai e konsideronte J.Lo “gruan e tij të ëndrrave” dhe është dekurajuar për shkak të ndarjes së tyre: “Jennifer ishte gruaja e ëndrrave të Benit. Ai ndihet i mërzitur, i zemëruar dhe i dëshpëruar sepse martesa nuk funksionoi, edhe pse e di që përfundimi i lidhjes është gjëja e duhur”, tha një burim i cituar nga media në fjalë.

“Ata kanë kaluar nëpër faza ku gjërat nuk kanë shkuar aq mirë mes tyre për shkak të personaliteteve të ndryshme dhe faktit që nuk kanë kohë të mjaftueshme bashkë.” shtoi burimi i brendshëm.

Shkurtimisht, për të gjithë fansat që duan një fund të lumtur për Jennifer-in, ndoshta rekomandohet një mbrëmje duke parë rom-com-et e saj.