Mediat ndërkombëtare “u çmendën” ditët e fundit duke aluduar për një pajtim mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston. Shkak për këtë thashethem ishte lajmi se aktori i njohur i kishte blerë ish-gruas së tij shtëpinë, që ata të dy kishin kur ishin të martuar. Vlera e vilës kap shifrën e 79 milionë dollarëve dhe çiftit iu deshën plot tre vite për ta reaguar. Megjithatë ‘zërat’ për këtë dhuratë, por edhe për ribashkimin e tyre i ka hedhur poshtë stafi i Pitt. Në një prononcim për “The Sun”, stafi ka thënë se Brad Pitt nuk i ka dhuruar Jen shtëpinë e tyre të mëparshme.
Megjithatë, Brad tronditi publikun kur u shfaq në festën e saj të 50-të të ditëlindjes pas ndarjes së Jennifer nga burri Justin Theroux në mars të vitit të kaluar. Çifti, i cili u divorcua në vitin 2005, kanë qenë miq për vite me radhë – por 55 vjeçari Brad shmangi promovimin e miqësisë së tyre teksa ishte ende me Angelina Jolie. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka “bërë një rrugë të gjatë” që nga ndarja dhe madje edhe më shumë në tre vitet që Bradi u nda nga Angelina në vitin 2016. Miku shpjegoi: “Brad dhe Jen kanë qëndruar miq për një kohë të gjatë, por ishte e vështirë që ata të takoheshin kur ishte me Angelina dhe për shkak se askush nuk i pa ata së bashku, njerëzit mendonin se nuk ishin miq”.