To top
15 Maj

Në pritje të ëmbël!

Përfundimisht 2020-ta është viti i shtatzënave! Pavarësisht pandemisë dhe karantinës, për disa nga vajzat e njohura të ekranit ky vit do të mbahet mend gjithmonë, jo për situatën që kaloi bota, por sepse ishte viti që u bënë nëna.

Arbana Osmani

Moderatorja dhe bashkëshorti i saj Besniku janë në pritje të një vajze. Lajmet për shtatzëninë e Jonidës qarkulluan që në muajin janar, por vetëm në shkurt ajo e konfirmoi zyrtarisht në emisionin ku bënte pjesë, “Top Talent”.

 

Olta Gixhari

Shtatzënia e saj u konfirmua ditën e sotme nga miku i saj Olti Curri me një video në “Insta Story”, ku e ngacmonte: “Mos do të bëhesh gjë baba ti?”. Prej kohësh aktorja ka nisur një jetë të re në Spanjë me partnerin e saj. Gixhari i ka kaluar tashmë javët e rrezikut të shtatzënisë, por nuk ka dhënë detaje për gjininë e bebit apo kur do të vijë në jetë.

Ersi Ngjela

Vajza e modës dhe influencuesja Ersi Ngjela është 7-muajshe shtatzënë. “21 vite bashkë, gëzuar përvjetorin, dekadë e re, duke krijuar një jetë, 7 muajshe shtatzënë”, shkroi Ersi në një postim.

 

Jonida Vokshi

Moderatorja dhe bashkëshorti i saj Besniku janë në pritje të një vajze. Lajmet për shtatzëninë e Jonidës qarkulluan që në muajin janar, por vetëm në shkurt ajo e konfirmoi zyrtarisht në emisionin ku bënte pjesë, “Top Talent”.

 

 

 

 

 

Alba Çobaj

Shtatzënia e Alba Çobajt ishte akoma më surprizë, pasi ndodhet në muajin e 9-të të pritjes së ëmbël. Ajo tregon se ka ndryshuar status, është martuar në tetor të vitit të kaluar me partnerin Migeni dhe bashkë presin të bëhen prindër të një vajze.