Gjen zgjidhje kriza qeverisëse në Itali plot dy javë pas dorëheqjes zyrtare të Giuseppe Conte nga drejtimi i qeverisë së koalicionit 5 Yje- Lidhja.
I ngarkuari nga Presidenti Mattarella, me mandatin e dytë të kryeministrit të qeverisë së re, Giuseppe Conte ka prezantuar sot tek kreu i shtetit, listën e skuadrës së ekzekutivit të koalicionit të ri qeverisës 5 Yje-Partia Demokratike si dhe programin pragmatik me 26 pika që orientojnë çështjet kyçe si shkurtimi i numrit të parlamentarëve, reduktimi i taksave, zgjidhja e çështjes së emigracionit, reformimi i sistemit të drejtësisë, temat sociale, familja, ambienti etj,
Risia në formatin e qeverisë së re 5 Yje-PD është mungesa e postit të zëvendëskryeministri, i cili në qeverinë e mëparshme ishte i ndarë mes 2 lidërve të 2 forcave politike Luigi Di Maio e Matteo Salvini.
Lideri i 5 Yjeve Di Maio, ka marrë në qeverinë e re, postin e Ministrit të Jashtëm e vendin e tij në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike e merr Stefano Patuanelli.
Një nga portofolet më të diskutuara në ekzekutivin e ri ishte gjetja e figurës me të mirë profesionale për të drejtuar Ministrinë e Ekonomisë duke marrë parasysh problematikat e ekonomisë italiane në fokusin e debateve me Brukselin mbi borxhin publik.
Ministër i Ekonomisë është zgjedhur eurodeputeti Roberto Gualtieri i Partisë Demokratike e Kryetar i Komisionit të Bilancit në Parlamentin Evropian.
Ministër i Brendshëm në vend të Matteo Salvinit është emëruar Luciana Lamorgese, ish prefekte e Milanos dhe ish prefekte e Venecias.
Ministër i Mbrojtës Lorenzo Guerrini
Ministër i Drejtësisë konfirmohet Alfonso Buniafede
Ministër i Arsimit Lorenzo Fioramonti
Ministër i Ambientit Sergio Costa
Ministër i Punës Nunzia Catalfo
Ministër i Transportit Paola de Michele
Ministër i Administratës Publike Fabiano Dadone
Ministër i Jugut Giuseppe Provenziano
Ministër i Shëndetësisë, Roberto Speranza
Ministër i Infrastruktures Stefano Patuanelli
Ministër i Kulturës Dario Franceschini
Ministër i Sportit Vincenzo Spadafora
Ministër për Europën Vincenzo Amendola
Ministër Bujqësisë Tereza Bellanova
Ministër i të Drejtave të Barabarta Elena Bonetti
Betimi i qeverisë së re italiane do të bëhet të enjten ora 10.00 më 5 shtator 2019.
Më 20 gusht 2019 Giuseppe Conte në sallën e Parlamentit italian deklaron dorëheqjen pas deklaratave të forta të zëvendëskryeministrit Matteo Salvini i cili kërkoj zgjedhje të parakohshme e deklaroj largimin e tij nga koalicioni qeverisës për mungesë bashkëpunimi nga ana e aleatit qeverisës 5 Yje.
“Jam i bindur se koalicioni i ri qeverisë do të ketë një jetëgjatësi legjislative 5 vjecare”, ka deklaruar lideri i 5 Yjeve Luigi DI Maio.
E për kreun e Partisë Demokratike Nicola Zingaretti “qeveria e re është një mundësi unike për vendin, për italianët, e programi i ri qeverisë është një filozofi e re në drejtimin e Italisë “