Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar sot mbush 84-vjeç. Në ditën e lindjes së tij, Akademia e Shkencave ka mbledhur tryezën “Kadare dhe letrat shqipe”, ku shkrimtari është është ripropozuar për çmimin “Nobel” në Letërsi. Në mbledhjen e sotme kreu i Ash-së, Skënder Gjinushi ka deklaruar se i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze për këtë ripropozim, në të cilën theksohet se letërsia e Kadaresë ka lënë gjurmën e saj në kulturën e vendit.
“Jemi të bindur se propozimi ynë ka mbështetjen dhe shpreh dëshirën e tërë hapësirës shqiptare, pasi roli i veprës së tij në historinë e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar është i pazëvendësueshëm.”, u shpreh Gjinushi.
Në këtë tryezë ishin të pranishëm Persida Asllani, Alda Bardhylt, Gjivalin Shkurtaj, Shaban Sinani, të cilët qujatën këtë ripopozim, si dhurtarë për ditëlindje për shkrimtarin. Emri Kadaresë qarkullon në listën e Akademisë Suedeze, e cila akordon çmimet më të larta në Letërsi, që në fillim të viteve ’90.
Biografia e Ismail Kadare
Kolosi i letërsisë shqiptare ka lindur më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’. Po kështu ai është vlerësuar si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj evropianë të shekullit XX dhe, përveç kësaj, si një zë universal kundër totalitarizmit.
Në vitin 1963, ai botoi romanin e tij të parë me titull “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili nuk u prit mirë nga kritikët komunistë në atë kohë. Po ai vijoji me punën e tij, duke nxjerë librin e dytë “Përbindëshi”. Në këtë periudhë ai filloi të njihej si shkrimtar. Ai është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, ‘Kronikë në Gur’, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Vit i Mbrapshtë’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Nata me hënë’ e shumë të tjera.