Ish-Presidenti Bujar Nishani përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme.
Përmes një vendimi qeveria shpalli datën 2 Qershor ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit të ndjerë. Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysmë shtizë.
Homazhet në Presidencë vijojnë edhe sot prej orës 10:00.
Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i la në organizëm.