To top
25 Tet

Inis Neziri, 12-vjeçarja që u shpall fituesja e “Gjeniu 5”

12-vjeçarja nga Tirana, Inis Neziri u shpall fituesja e e spektaklit, “Gjeniu i Vogël 5” e cila këndoi me një forcë dhe interpretim si të një të rriture. “I have nothing” e Ëhitney Houston ishte një guxim i marrë për të voglën që e deputoi me sukses përpara jurisë. Inisi ishte konkurrentja ku përgjatë 15 javëve, në skenën e teatrit të televizionit “Klan” u ngjitën plot 32 fëmijë të talentuar të ardhur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Prizreni, Fieri, Vlora, Tirana ku kanë intepretuar këngë nga më të vëshirat më suksesshme dhe hite ndër vite. Finalja pa dyshim ishte nata me më shumë emocion. Këngëtarët e vegjël patën mundësinë të këndonin me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, që nga Vikena Kamenica, Pirro Çako, Aurela Gaçe etj. Një dalje
jashtë kuadratit e kompozitorit Adrian Hila, që i ulur në piano i këndoi një këngë-falje së bijës, shoqëruar me shumë duartrokitje. Por nata ishte e gjenive të vegjël, të cilët morën secili nga një trofe të personalizuar dhe nga një dhuratë. Pas garës me njëri-tjetrin, në finale mbërriti Inisi, Soni dhe Elisa. Për herë të pare juria dha një vendim unanim. Fituese ishte Inisi! Kaq mjaftoi që skena të pushtohej nga fëmijët që bënë këtë edicion të “Gjeniut”, që vështirë të përsëritet sërish vitin që vjen.