Memorandum bashkëpunimi mes Durrësit dhe Villefoglia-s, bashkëpunim në industri, shërbim postar, banesa sociale e kulture
Qendra të kulturës shqiptare në kështjellat e Papa Klementit XI
Një tjetër qëllim i këtij bashkëpunimi është edhe ngritja e qendrave kulturore shqiptare në zonën e Urbinos, në kështjellat e familjes Albani, pasardhëse e Papa Klementit XI, papës me origjinë shqiptare, i cili vdiq më 19 mars 1721, pasi e udhëhoqi Kishën Katolike për 21 vite rresht. “Jam shumë i interesuar për një ide të tillë. Ne sapo kemi miratuar ngritjen e një qendre kulturore në Shqipëripëri arbëreshët dhe ngritja e një qendre të tillë në Itali është në harmoni me këtë, pasi Papa Albania i përket këtij brezi, të arbëreshëve. Ne jemi gati”, u shpreh Pandeli Majko, ministër i Diasporës gjatë takimit që pati me delegacionini talian nga Marche. Ndërkohë senatori Palmiro Ucchelli u shpreh se “me shumë kënaqësi do nisim bashkëpunimin rreth këtij projekti”.
Banesa sociale prej druri
Në Entin Kombëtar të Banesave ku ka qenë takimi i parë, drejtori shqiptar i këtij Enti, Stefan Çipa shprehu nevojën që ka Shqipëria për përvojën e madhe që një vend si Italia ka me banesat popullore. Kryetari i bashkisë së Villefoglia, Ucchielli, u shpreh se “nëqytetin që une drejtorj, shumë shtëpi që kushtojnë lirë, i blejmë dhe i kthejmë në shtëpi komune”. Më tej ai shtoi se “gjithmonë e më shumë po përdorim drurin për ndërtimin e shtëpive, shkollave, kopshteve për fëmijë”.
Zhvillimi i postes shqiptare ne sherbim te biznesit
Një tjetër takim ishte tek Drejtoria e Postës Shqiptare, ku drejtori i saj, Laert Duraj shprehu nevojën e bashkëpunimit sidomos në shërbimin postar ndaj bizneseve, fushë në të cilën Italia ka shumë përvojë. “Deri tani kemi shërbimn është punë 50% të familjeve shqiptare. Duam që këtë shifër ta bëjmë 50%”, shtoi Duraj. Nga ana e tyre, përfaqësues ititalianë ofruan edhe përvojën e tyre në fushën e brendit, markave, materialeve trendit më të fundit.
Memorandum mes Durresit dhe Villegoglia-s
U nënshkrua një memorandum i parë bashkëpunimi për shtim të marrëdhënieve ekonomike, sociale e kulturore mes qyteteve të Durrësit dhe Villefoglia-s, njëqytet midis Pesaro dheUrbino-s ky, që bën pjesë në provincat më të bukura të Italisë, por edhe me industri të zhvilluar. “Jemi këtu për të ofruar bashkëpunimin tonë në fushën e përpunimit të drurit, qelqit, mekanikës, në agrikulturë etj”, u shpreh kryetari i bashkisësë Villefoglia-s, senatori Palmiro Ucchielli, i cili ftoi kryebashkiaken e Durrësit, Valbona Sako për një vizitënë Villefoglia, për të njohur nga afër edhe komunitetin shqiptar prej 350 vetësh që punon e jeton në atë qytet apo kanë krijuar ndërmarrjet e tyre. Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë së Durrësit, ValbonSako, pasi falenderoi qeverinë italiane për qëndrimin e saj përçeljen e negociatave për Shqipërinë në BE, e pasi theksoi se sa të lidhur janë shpirtërisht shqiptarët me Italinë, u shpreh se “kemi nevojë për një bashkëpunim të tillë, shumë shpejt do të shohim konkretisht se cilat do të jenë fushat e bashkëpunimit me interes të për bashkët”.
Nga ana e tij kryebashkiaku Palmiro Ucchielli u shpreh: “Qytetet tona janë qytete europiane, e ndihmojnë bashkimin e Europës e të bëjmë sa mundemi që Shqipëria të hyjë sa më shpejt në Europë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes sistemeve produktive mendojmë që të rrisinqytetet tona, rrisin mirëqenien. Këto dy anë të të njëjtit det ngjajnë shumë. Duket sikur jemi në shtëpinë tonë. Jemi shumë të lumtur. Ne kemi një komunitet të rëndësishëm shqiptarësh në Itali që punojnë. Janë rrënjët e Papa Albanit në Shqipëri por edhe në anët tona. Edhe ky diell i bukur sot në Durrës premton shumë për të ardhmen tonë”.