To top
23 Qer

Ilir Meta konfirmon ndarjen nga Monika Kryemadhi

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv. Meta pohoi se është në proces divorci me Monika Kryemadhin, teksa është shprehur se lidhur me këtë ka njoftuar dhe djalin e tij, Besarin.

Ka nisur divorci, Ilir Meta konfirmon ndarjen nga Monika Kryemadhi:

Meta: Znj.Monika Kryemadhi është tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, u shpreh ai. Vete Monika, ne nje interviste për “Opinion”, të dhënë pak kohë më parë, befasoi me rrefimin se raporti mes saj dhe Metës ishte i ngrirë.

BalkanWeb ka siguruar edhe dokumentin që përmban padinë e ish-Presidentit të Republikës, të dorëzuar  në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.