Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka thyer heshtjen dhe ka treguar nëse do të djegë apo jo mandatin e deputetit në një kohë që kolegët e saj të opozitës e kanë djegur tashmë.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, vajza e Azem Hajdarit tha se nuk e dorëzon mandatin e deputetit dhe do vazhdojë të jetë në Parlament, pasi sipas saj është vendi i duhur që i jep oksigjen demokracisë në vend.

“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Hajdari.

Rudina Hajdari është deputetja e dytë në listën e PD-së, pas deputetit Myslym Murrizi, që nuk pranon të djegë mandatin.