Kryetari i Parlamentit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i pranishëm në konferencën e mbajtur në Tiranë me temë “Feja si instrument i Paqes”, nuk kurseu kritikat ndaj politikës, ndërsa tha se ajo është shumë pak tolerante. Ai theksoi se Shqipëria është vendi i duhur për të folur për këtë temë kaq sensitive.
“Unë mendoj se jemi në vendin e duhur që të flasim për fenë si instrument i paqes. Harmoni fetare është krenarie jonë kombëtare. Përse në politikanët jemi më pak tolerantë, madje nuk do ta teproja të thoja jotolerantë në krahasim me institucionet e besimeve fetare. Besimtarët tanë shqiptarë janë më shumë besimtarë të fesë se sa anëtare të institucioneve të tyre. Idetë dhe vlerat fetare mbizotërojmë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë e institucionit e tyre. Kjo ka ndihmuar që besimtarët të gjejnë pika takimi me besimet e tjera. Politikanët besojnë më shumë te partia se sa tek sistemi demokratik. Shprehja e njohur: Kisha jote është edhe kisha ime” është plotësuar me shprehjet: “Xhamia ime është edhe xhamia jote apo, “Teqeja ime është edhe teqeja jonë”.