Yjet e Hollivudit janë rikthyer masivisht për të qenë të pranishëm në ceremoninë e 80-të të Golden Globes, të cilat vitet e fundit kanë qenë nën kritika për skandale që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tyre.
Një vit pasi mbetën pa transmetim televiziv, pa prezencë mediatike dhe pa personazhe të famshëm, Golden Globes u rikthyen në TV përmes NBC dhe Peacock, dhe ndërkohë që nuk pati surpriza të mëdha, të paktën u mblodh sërish ajka e Hollivudit.
Disa nga momentet më të veçanta të ceremonisë ishin:
-Çmimi dhe fjalimi i dhënë nga Ke Huy Quan, i cili u bë i famshëm në 1984 pasi u shfaq si Short Round në Indiana Jones dhe The Temple of Doom. Quan falënderoi thellësisht familjen e tij, Steven Spielberg dhe gruan e tij, në atë që ishte ndoshta momenti më emocionues i ceremonisë.
Dedikimi i ofruar nga Angela Bassett, fituesja për aktoren më të mirë në rol dytësor, për Chadwick Boseman, aktorin e ndjerë që bëri hitin Black Panther.
Çmimi Cecil B. DeMille për Eddie Murphy, duke njohur karrierën e gjatë dhe të suksesshme të një prej superyjeve më të mirë të viteve 1980, i cili vitet e fundit është bërë një aktor shumë i pëlqyer në Hollywood.