Gjergji Meta është një ndër piktorët e njohur të metropolit, piktura e të cilit, dallohet për tematikën që përzgjedh. Teksa vështron pikturat e artistit në studion që gjendet në zemër të kryeqytetit, të bie në sy larmishmëria e tematikës, kryesisht ajo urbane, indicia që artisti merr për realizimin e veprës së tij artistike, si dhe ngjyrat e qeta dhe të lehta plot jetë dhe stil. Meta ka çelur një sërë ekspozita brenda dhe jashtë vendit për gjatë këtij 20 vjeçari e ndërsa ajo që të bie në sy është vlerësimi i kritikës ndërkombëtare më në zë, mbi veprën e tij, ku ndër të cilat veçojmë atë te kritikut Italian, Vittorio Zgarbi: “Mënyra e Tij për të bërë art të prek dhe të emocionon në një kombinim të padiskutueshëm të aftësive dhe harmonisë teknike duke liruar ato emocione të pasurisë së tij, të brendshme. Një Falenderim të pafundëm që pasurove dhe ushqeve mbi te gjitha mendjen dhe zemrën e a tij që vëzhgon ,duke stimuluar një kuptim që synon të shikojë më tej dhe na fton për të parë atë vlerë universale të bukurisë, nëpërmjet Artit, që i vë dakort të gjithë dhe nuk vdes kurrë.”
Aktualisht është duke u përgatitur për rrugëtimin e tij artistik drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vepra e tij pritet të përballet me artëdashësit dhe kritikën amerikane…
Gjergji sapo çelet një ekspozitë në “Kullat Binjake” në Tiranë si u prit kjo ekspozitë?
Te “Kullat Binjake” në hollin qendror një kat poshtë studios sime në fundvit çela ekspozitën time, “urban”, vjeshtë sigurisht prej titullit ajo pasqyron kryesisht momente të stinës në kryeqytet, vjeshta lëshon vellon e saj identifikuese. Okër e artë, e cila i jep një dritë të ngrohtë rrugëve gri, e urbanizimit’, e gjithë ekspozita përbëhet prej 18 punësh të krijuara në 18 ditë, pikënisje nga një numër i detyrueshëm telajosh të bardha në studio. Shpesh pavarësisht se unë punoj motivin urban në një frymë konteporane, nganjëherë kthehemi ose dëshirojmë romantiken, stinë tipike kjo, ku rrugët e zhurmshme prej makinave nën shiun vjeshtak e në dritat e neoneve në mbrëmje e bëjnë vezulluese peisazhin. Ka aty motive kafeneje, makina në pritje e një nuseje, fëmijë që vjelin rrushin, një kthim në fëmijëri, etj.
Shohim se keni çelur një sërë ekspozita personale dhe kolektive në vende të ndryshme, si është pritur piktura juaj atje çfarë pëlqejnë dhe kërkojnë më shumë të huajt?
Pa permendur disa prej ekspozitave personale dhe të përbashkëta në Shqipëri, ka rreth dy vite që ekspozojë në Itali, Firence , Ufizi, Fortesa di Basso, në Romë, në Milano, në Cesenatiko, në Napoli, Fabriano, Paris, në Luvër te Caruseli, në Viene, Austri, në Montecarlo, Zvicër në Berlin e së fundmi në Majemi USA, kam çmime dhe vlerësime nga disa prej kritikëve më në zë të artit si, Vitorio Zgarbi, Paulo Levi Daniele Tedeschi, Saradifalko, Giorgo Graso Salvo Nugnes, etj, në revista, apo ato shqiptare.
Si ecën piktura në Shqipëri? A ka interes dhe blerës? Cila kategori mund ta blejë pikturën tuaj?
Kam 20 vite që jetoj në Tiranë, dhe jam si të them në treg, pra vepra më blihet edhe prej klientëve të rastësishëm, edhe ata që janë të dashuruar me çfarë krijoj po edhe koleksionistë apo të huaj, ka interes, blihet por, vazhdimisht më pak, por më cilësisht.
Si kanë qenë fillimet tuaja në pikturë ju kujtohen fillesat e para?
Herët i vogël kam vizatuar, pastaj kam qenë në rreth pionieri, mandej shkollën artistike në Fier e deri te Akademia e Arteve, po vizatimet që kam të ruajtura janë që nga klasa e tretë, me lapsa me ngjyrë, ndërsa kam akuarelin e parë në klasë të pestë, e kam diçka prej asaj kohe.
A i ruani punimet tuaja të para?
Po po , i kam ruajtur me shumë kujdes, ato të parat e deri tani që të hyjnë në fondin e familjes se siç dihet ne piktorët këtë e kemi të sigurtë.
Cilat janë disa prej pikturave tuaja më të bukura dhe ku gjenden ato sot?
Një pyetje delikate të përcaktosh më të bukurat, kam pak piktura që i konsideroj të tilla në studion time. Disa prej tyre nuk i shes, sidomos portrete familjare por edhe disa pjesmarrje të rëndesisme në karrierën time, sigurisht shumë prej tyre janë koleksione private në Shqipëri po edhe nëpër botë, kam një peng që nuk munda të ruaj qoftë dhe një pjesë nga diploma në AAB, në 2002, që e kam ekspozuar në fasadën akademisë për pesë ditë me një sipërfaqe prej 118 metra katror. U shkatërrua, as foto s’kam, por një kolegu im artist e ka filmuar, shpresoj ta kem vidion së shpejti.
Ju vjen keq kur një pikturë juaja e dashur shpërngulet nga studioja juaj?
Piktura është për muret e të tjerëve ajo qëndron në studio veç nga dëshira personale, pëndryshe është krijuar për të dalë prej saj, sigurisht ndien një emocion që si vë dot emër pork y është realiteti.
Cila është rryma juaj dhe nga jeni ndikuar?
Unë punoj kryesisht motiv urban, pra disi fotorealisme konteporan, sigurisht edhe të tjera nga pak, pra figurative, kam disa kompozime me motive bashkohore religjioze.
Cilët janë piktorët tuaj të preferuar në vend dhe në botë?
Tashmë që kam përvojë të mjaftueshme për t’i analizuar, kam respekte për piktorët në Shqipëri po s’mund të përmend në veçanti, pavarësisht, vështirësive dhe etjes për t’u afruar me nivele të kënaqshme, ndërsa përditë shikojmë, shijojmë dhe kuptojmë që preferenca s’ka më peshën e saj, përpiqemi si bletët me marr nga pak nektar në mrekullitë e artistëve në këtë botë që zvogëlohet e gjërat bëhen më të prekshme, por për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, mrekullohem nga Mikelanxhelo e Boticeli.
Ju vet a shpenzoni për të blerë piktura të artistëve të tjerë?
Shpesh më ka ndodhur të gjendem përballë ofertave për të blerë vepra të piktorëve shqiptarë po edhe të huaj, megjithëse i lëkundur se kam bërë, më duket sikur do ndikohesha prej tyre, më vonë për kënaqësi, ndoshta.