Regjisorit të njohur Gjergj Xhuvanit i jepet lamtumira. Miq, të afërm të ngushtë, familjarë, bashkpunëtorv në një ceremoni private i dhanë sot lamtumirën, kineastit të shquar Xhuvani, ku nuk mungoi dhe i biri, Kostandini. Regjisori i njohur Xhuvani u shua në moshën 56-vjeçare në një spital në Romë. Kineasti i parë shqiptar, që në vitin 2001 me filmin “Parrullat” arriti të bëjë Shqipërinë pjesë të Festivalit të Filmit në Kanë.
Trupi i regjisorit te njohur, mbërriti sot nga Roma ku dhe ishte shtruar prej pak ditësh në një spital italian, ku vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Trupi i tij është marrë nga familjarët mes lotësh u përcoll ne mesdite per ne banesen e fundit ne nje ceremoni tejet private. Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje edhe birit të tij, Kostandin Xhuvani, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit. Xhuvani është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave, ndërsa sot nën masa të larta sigurie do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Gjergj Xhuvanit.
Kineasti ka qenë i shtruar në një spital në Romë pasi një arresti kardiak që ka pësuar teksa po realizonte e montazhin e filmit të tij të fundit, “Liqeni im”, por nuk ia doli t’i mbijetonte sëmundjes. Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.
Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.
Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.