To top
25 Tet

Gian Maria Gros-Pietro, dhe Ignacio Jaquotot të Intesa San –Paolo takohen me Edi Ramën

Gian Maria Gros-Pietro, Kryetar i Bordit drejtues të grupit Intesa San -Paolo dhe Ignacio Jaquotot, Drejtor  i Divizionit Ndërkombëtar, të Bankave  Filiale vizitojnë Tiranën dhe takohen me z. Edi Rama, Kryeministrin e Shqipërisë.
 
Tiranë, 20 Tetor 2014 – Gian Maria Gros-Pietro, Kryetar i Bordit Drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo dhe Ignacio Jaquotot, Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale bëjnë një vizitë zyrtare në Tiranë dhe takohen me Z.Edi Rama, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë , duke theksuar angazhimin e Grupit Intesa Sanpaolo në Shqipëri, dhe duke konfirmuar rolin e tij si një investitor afatgjatë përmes Intesa Sanpaolo Bank Albania. Z. Gros-Pietro and Z. Jaquotot morrën pjesë gjithashtu në ceremoninë e hapjes së Degës  së re të Bankës në Rrugën e Kavajës, duke nënvizuar qartë besimin për Shqipërinë  dhe përqasjen strategjike të Grupit për riforcimin e rrjetit të tij, e cila do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Me bazën e saj të fuqishme të kapitalit (20.5%) dhe raportin e ulët kosto / të ardhura (36%)Intesa Sanpaolo Bank Albania është e mirëpozicionuar duke ofruar një bazë solide e të besueshme përklientët dhe partnerët e saj, e duke i dhënë përparësi zhvillimit të dy sektorëve të shërbimit: për korporatadhe individë, për të konsoliduar më tej pozicionin e saj.  Në vitin e fundit Intesa Sanpaolo Bank Albania ka arritur rezultate të shkëlqyera duke zbatuar gjithashtunjë numër projektesh të cilat synuan përmbushjen e kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit, duke përfshirë zbatimin e proceseve të sofistikuara për  menaxhimin e riskut,  paraqitjen e një seti  të plotëpolitikash të orientuara nga klienti si dhe një sistem të fortë e efektiv të menaxhimit të kostove.  Me 32 Degët e saj në 12 qytete dhe 165.000 klientë  Intesa Sanpaolo Bank Albania renditet e treta përsa ipërket Aseteve dhe e katërta përsa i përket Kredive.  Intesa Sanpaolo operon në Europën Qëndrore e Lindore, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut memë shumë se 1400 degë dhe rreth 29.000 punonjës. Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale të Grupit ushërben më shumë së 8.4 milion klientëve në 12 vende si në shërbimin për individë edhe në sektorin ebankingut tregtar. Për më tepër një rrjet ndërkombëtar specialistësh në shërbim të klientëve korporatë është i shpërndarënë 29 vende, në veçanti në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore dhe nnë ato zona ku kompanitëItaliane janë më aktive, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi, Kinë dhe Indi.