Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për gazetarin italian Giorgio Mottola, nga emisioni investigativ “Report” në Rai3, është pyetur edhe për një akuzë të rëndë që është hedhur ndaj tij nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili e akuzon se ka pritur në zyrë dhe është takuar me bosë të mafias.
Teksa gazetari i tha Ramës se akuzat janë bërë nga një burim, që është ish-politikan i lartë i qeverisë së tij, kryeministri u përgjigj duke thënë se ky burim ‘duhet të jetë i ndotur dhe me probleme me drejtësinë’.
Pjesa nga intervista
RAI3: Një burim ka thënë që në këtë zyrë keni takuar bosa të mafias.
Edi Rama: Duhet të jetë ndonjë burim shumë i ndotur dhe me probleme me drejtësinë.
Rai3: Duke hyrë më konkretisht në gjërat për të cilat ka prova të dokumentuara: takimet tuaja me Luftar Hysën. Pse jeni takuar me Luftar Hysën këtu në vitin….
Edi Rama: Një tjetër emër që përmendet si pa të keq. Më fal, po nuk dua të humbas mundësinë për të dalë në transmetim te ju duke përmendur emra, që nuk di as çfarë duan të thonë apo kush janë.
Rai3: Sipas autoriteteve kanadeze është një prej pastruesve më të mëdhenj të parave dhe i kartelit të lojërave të fatit. Këtu në Shqipëri i është dhënë koncesion për një kazino, kështu që flasim për fakte dhe rrethana mjaft konkrete.
Edi Rama: Unë ju them këtë, që ju flisni për Engjëll Agaçin dhe këtu ishte kulmi i emisionit tuaj.